

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin tonë me përjashtim të zonave lindore të cilat do të kenë vranesira të lehta e kalimtare, më të dukshme në zonat juglindore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore verilindore dhe juglindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten problematike edhe gjatë ditës së hënë ku në shumë zona do të jenë 38 – 39 gradë C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgezim 3 ballë.
Europa
Ishujt britanike si edhe Vendet e Europës Qendrore do të jenë në ndikimin e motit të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë dominuese. Po ashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu paraqitet moti për vendet Nordike dhe Europa verilindore.
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante për gadishullin iberik, mesdheun si edhe Ballkanin. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





