Transmetuar më 25-06-2017, 15:10

Një tjetër përplasje mes përfaqësuesve partiakë është shënuar në një qendër votimi në Cërrik të Elbasanit

Mirela Muçaj, komisionere e PS-së, ka bërë një kallëzim penal ndaj një personi që e ka dhunuar teksa monitoronte procesin zgjedhor. 

Ngjarja është regjistruar në qendrën e votimit të fshatit Shalës, Cërrik, ku është ndërprerë votimi për disa minuta.

Shkak u bë një incident jashtë qendrës së votimit. Nënkryetarja e KZAZ-së nr.46 shtetasja Mirela Muçaj ishte thirrur për një çështje pune nga Komisioni i Qendrës së Votimit.

Por ajo jashtë ambienteve të qendrës dyshohet të jetë kërcënuar me fjalë nga shtetasi Ylli Perisnaka, banues në fshatin Shalës, që kishte shkuar për të votuar. Mësohet se Perisnaka është simpatizanti LSI-së dhe punonjës në bashkinë e Cërrikut.

Policia ka bërë shoqërimin e shtetasit Ylli Perisnaka në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik për veprime të mëtejshme. Votimi në këtë qendër aktualisht vijon normalisht dhe pa probleme. /b.l/noa.al./

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd