Transmetuar më 25-06-2017, 14:07

Deklaratës së fortë të PS, me akuza kundër presidentit të zgjedhur Ilir Meta pas thirrjeve të tij nga Lezha, i është përgigjur prerë nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Luan Ram thekson se “LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët! LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë që nën mbrojtjen dhe me veprimet e mosveprimet e Policisë, qarkullojnë të armatosur për të kërcënuar votuesit dhe për të tjetërsuar vullnetin e tyre”.

Luan Rama i bën thirrje Rilindjes të distancohet nga bandat dhe të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve.

“Rilindja të distancohet nga bandat, të dënojë aktet e dhunës në Kashar, në Shëngjin e gjetiu dhe të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve! Shqipëria po voton kundër bandave dhe kastës politike në shërbim të krimit”, shkruan Luan Rama. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd