Transmetuar më 25-06-2017, 13:28

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar përshkallëzimin e situatës në Shijak dhe Lezhë. Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit të LSI-së, Luan Rama tha se Ministri i Brendshëm i PD-së nuk po kontrollon dot policinë. Teksa ka denoncuar fenomenin e blerjes së votës si dhe intimidimin e qytetarëve, ai ka akuzuar eksponentë të Rilindjes, se po ndikojnë tek votuesit në qendrat e votimit.

"Në disa zona zgjedhore në qarkun e Durrësit po bëhet presion në afërsi apo brenda qendrave vendore. Më alarmante është situata në Shijak ku policia është inekzistente. Grupe të armatosura lëvizin me mjete të blinduara dhe me suport politik nga individë të spikatur të Rilindjes po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve.

Kemi vënë në dijeni OSBE/ODIHR, ambasadën e SHBA për të tërhequr vëmendjen për situatën e rëndë në Shijak. Atje muhd të përshkallëzohet veprimtaria kriminale. E njëjta situatë është edhe në Lezhë ku grupe kriminale vahzdojnë të lëvizin të lirë pa pasur asnjë pengesë. Është alarmante që strukturat e policisë nuk kanë asnjë komunikim me ministrin e Brendshëm", tha Luan Rama.

Më tej ai ka theksuar se ka denoncuar dhe se do vazhdoj të denoncoj, pasi sipas tij një drejtor i përgjithshëm i policisë që është i pandehur, që është person nën akuzë për shkak të një vepre penale dhe të shkeljes së ligjit, nuk ka rrugë tjetër vetëm se t’ju shërbejë atyre që e mbajnë në pushtet për të bërë atë që po bën në fakt një pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit që është nën urdhrat e grupeve kriminale.

“Në asnjë vend tjetër normal, në asnjë vend tjetër evropian, në asnjë vend tjetër të BE-së, nuk do të mund të guxonte të rrinte në detyre një drejtor i përgjithshëm i policisë që është nën akuzë dhe që është marrë i pandehur. Kjo ndodh në Shqipëri, sepse frymëzimin këta e gjejnë të thirrja e Kryeministrit që u tha policëve: hiqni uniformat dhe merrni vota për PS-në. Dhe ata këtë gjë po bëjnë. Ftoj personat e përgjegjshëm, oficerë policie që dinë se çfarë është ligji dhe që zbatojnë ligjin, të distancohen nga veprimet e papërgjegjshme të disa drejtuesve të tyre, të distancohen nga bashkëveprimi me grupet kriminale dhe t’i shërbejnë zbatimit të ligjit, t’i shërbejnë detyrës dhe misionit të tyre kushtetuese për të garantuar rendin dhe sigurinë publiken vend”, u shpreh Rama. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd