
Incidenti i ndodhur në Shëngjin të Lezhës ka detyruar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta që të niset urgjentisht drejt këtij qyteti. “Kryetari i Kuvendit, Meta niset drejt Lezhës”, pohuan burime.
Kryeparlamentari shprehet se është në mbrojtje të zgjedhjeve të lira. “Bandat e drogës nuk mund të mbajë peng Shqipërinë”, ka thënë Meta.
Një përplasje me armë zjarri ndodhi paraditen e sotme në Shëngjin. Sipas të dhënave të para mësohet të kenë qenë disa persona ende të paidentifikuar në afërsi të një qendre të votimit që kanë qëlluar me armë aktivistin e LSI-së, Florian Dushku.
Dushku është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat thuhet se aktivisti është qëlluar me tytën e pistoletës. Policia e Lezhës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





