Transmetuar më 25-06-2017, 12:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar mbi pjesëmarrjen e votuesve të zgjedhësve, duke saktësuar se në rang republike, deri në këto momente kanë marrë pjesë 12.16 % e zgjedhësve.

Ndërkohë sipas qarqeve, në Berat pjesëmarrja është 14.22 %, Dibër 14.31 %, Durrës 13.55 %, Elbasan 10 %, Fier 14 %, Gjirokastër 12 %, Korçë 9 %, Lezhë 14.99%, Shkodër 13 %, Tiranë 13.97 %, Vlorë 9.46 %.

KQZ i drejtoi një apel qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime, ndërsa shprehu vullnetin e tij për të garantuar një proces me të gjitha standardet./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd