



Presidenti Bujar Nishani i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar pranë Qendrës së Votimit në gjimnazin “Çajupi”. Në një prononcim për mediat, Nishani u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në votime.
Në këtë ditë zgjedhjes, e cila përkon edhe me festën e bajramit, Presidenti Nishani uroi që Zoti t’u ndriçojë shqiptarëve mendjet në zgjedhjen e tyre, për një të nesërme më të mirë.
“Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve ditën e
mbarë sot, të jetë një ditë me pjesëmarrje sa më të madhe. Mesazhi im është se
megjithëse demokracia jonë ka sfida të shumta, besoj se nëse shqiptarët
vendosin që demokracia të funksionojë ajo funksionon.
Dita e sotme është mundësia që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon së pari përmes pjesëmarrjes dhe natyrisht përmes vendimit për një të nesërme më të mirë. Sot është një ditë e shenjtë dhe uroj që Zoti të ndriçojë mendjen e gjithsecilit të marrë një vendim që ata mendojnë se e nesërmja përmes këtij vendimi të jetë më e mirë për ta, familjet e tyre dhe gjithë shqiptarët.
Dëshiroj të jetë një ditë e qetë, qytetarët të votojnë të pa shqetësuar, të pa intimiduar, të pa kërcënuar, tu krijohen të gjitha lehtësitë. Zgjodha orët e para të mëngjesit për të votuar për tu dhënë një shembull të gjithëve se duhet votuar”, u shpreh Nishani. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





