Transmetuar më 25-06-2017, 07:37

Ky edicion i Big Brother është etiketuar si edicioni i dashurisë, 13 çifte garuan për çmimin e madh, por ata që fituan zemrat e publikut kanë qenë pikërisht Danjel dhe Fotini.

Ata u njohën, u dashuruan, u martuan brenda shtëpisë së Big Brother, duke ndarë kështu çdo emocion dashurie që ata ndjenin me publikun.

Pikërisht edhe ndjenjat e forta që ata kishin për njëri-tjetrin bënë që të fitonin zemrat jo vetëm të njëri-tjetrit, por edhe të publikut që i votoi jo pak herë si më të preferuarit gjatë rrugëtimit të tyre dhe dha jo pak vota për ta këtë mbrëmje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd