
Lëvizja Socialiste për Integrim në Sarandë, pretendon se dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, po blejnë vota në Konispol dhe Sarandë, në bashkëpunim me policinë.
Dega e LSI-së në Sarandë i bën thirrje ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit të marrin urgjentisht masa për të parandaluar sipasaj saj, këtë veprimtari kriminale.
Denoncimi publik në Facebook nga LSI në Sarandë:
“Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një rast të frikshëm të blerjes së votës nga kandidati i rilindjes Alket Hyseni. Në Konispol dhe Sarandë ka shpërthyer blerja e votave nën shoqërimin e furgonëve të policisë. Kandidatet e rilindjes Alket Hyseni dhe Ramis Husi janë në krye të këtij operacioni kriminal”, thuhet në njoftimin e LSI-së, që i bën edhe një apel Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit:
“I bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit të marrin urgjentisht masa për të parandaluar këtë veprimtari kriminale”.
Alket Hyseni renditet i treti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Vlorës, ndërsa Husi i 9-ti.”-/a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





