Transmetuar më 24-06-2017, 17:10

Një emigrant shqiptar 27-vjeçar akuzohet për kthim të paligjshëm në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi autoritetet federale e kishin dëbuar më parë.

Arlind Narkajt iu dha azili nga një gjykatës i emigracionit më 21 tetor 2004 dhe në vitin 2007, mori statusin e rezidentit të përhershëm të ligjshëm, sipas dokumenteve të gjykatës federale. Por në korrik të vitit 2009, Narkaj u dënua për pushtim banese nga një gjyqtar i Macomb County, me një vit burg.

Në vitin 2010, një gjykatës i emigracionit urdhëroi largimin e tij dhe ai u dërgua në Shqipëri nga Çikago më 27 shtator të po atij viti.

Por më 4 qershor të 2017, Shelby Township Police Department, e arrestoi Narkaj, për shkak se shkeli vendimin e gjykatës, duke u rikthyer në Detroit.

Pasi një agjent i patrullimit e ndaloi, Narkaj u gjet pa dokumente imigrimi, duke rezultuar se qëndronte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët më vonë zbuluan se ai ishte dëbuar më parë dhe nuk kishte marrë pëlqimin nga autoritetet federale për të riaplikuar për pranim, sipas hetuesve, shkruan noa.al.

Ai do të dalë sërish më 5 korrik para gjykatës, kur do të merret vendim për të. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd