

Tiranë, NOA.al Edhe dita e diel do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant. Në zonat veriore do të ketë herë pas here vranësira të lehta. Sërish zonat me temperatura shumë të larta priten të jenë zonat e ulëta. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë territorin e vendit.
Për sa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit do të vijonë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi permannet Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.
Europa
Për sa i përket Europës, shira dhe stuhi të forta ere do të ketë në Europën qendrore si edhe ishujt Britanike ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Ndërsa moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jene dominuese në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të mbeten edhe vendet e rajonit por nuk përjashtohen edhe vranësirat e shpeshta gjatë orëve të pasdites. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





