Transmetuar më 24-06-2017, 14:39

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndonëse sot është heshtje zgjedhore nuk i ka ndalur postimet në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi me një zyrtar të lartë të Partisë Popullore Europiane.

“Me mikun tim Lojze Peterle, zëvendës President i Partisë Popullore Europiane (EPP – European People’s Party). Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të familjes sonë politike europiane. Ne jemi familje”, shkruan Basha në Facebook.

Gjatë fushatës elektorale të PD, nuk kanë munguar zyrtarët e lartë europian që i kanë dhënë mbështetje Bashës, madje ka patur dhe nga ata që kanë folur në takimet e fushatës në krahë të tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd