Transmetuar më 24-06-2017, 14:00

Kur vetëm pak orë ndajnë nga nisja e procesit të votimit, Kryeministri Edi Rama po relaksohet me të birin.

Ai ndodhet në Vlorë dhe ka shfrytëzuar mesditën e sotme për t’u qetësuar.

Kreu i qeverisë, i cili këtë të diel kërkon një mandat të dytë si Kryeministër, pas mbylljes së fushatës zgjedhore, po shfrytëzon ato pak orë të lira, përpara se qytetarët të shprehin vullnetin me votë.

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihet Zaho i vogël duke lozur me top basketbolli, ndërsa kreu i qeverisë e filmon. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd