Transmetuar më 24-06-2017, 13:28

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Bulqizës ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, tek këndi i lojërave, ku vajza 13 vjeçe me inicialet M.B., është dëmtuar aksidentalisht duke luajtur.

Burime nga policia bëjnë me dije se e mitura, është aksidentuar në momentin që ishte duke luajtur në këndin e lojërave, konkretisht në pistën e makinave (me korent), ku në lëvizje e sipër, aksidentalisht është plagosur nga makina që e drejtonte vetë ajo.

Vogëlushja pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me urgjencë me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë, ku ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd