




Nga dita e djeshme në shtypin rozë po qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi po divorcohet nga bashkëshorti i saj Genti.
Ata kanë një histori 17-vjeçare dhe një djalë së bashku, megjithatë sipas revistës Who, historia e tyre ka marrë fund dhe çështja është në gjykatë.
Jonida nuk kishte folur, megjithatë sot, postimin e radhës fashion, e ka shoqëruar me një shënim që duket si komenti i saj i vetëm dhe i mjaftueshëm për këto lajme.
“Kur nuk ka mbetur asgjë për të thënë, ngri kokën, qesh dhe vazhdo të ecësh”, ka thënë Jonida.
Fotoja është shumë e përshtatshme për këtë thënie. Me një djalë, një karrierë të shkëlqyer muzikore, një stil unik dhe një biznes në fushën e modës, Jonida ka pa fund arsye për të vazhduar rrugën e saj, pavarësisht lajmeve që qarkullojnë për jetën private.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





