Transmetuar më 24-06-2017, 11:11

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka akorduar pak ditë më parë me titullin “Mjeshtër i Madh” një grup artistësh të njohur në vend. Mes tyre, aktorë e këngëtarë.

Vëmendja që morën një sërë emrash edhe në rrjetet sociale ka bërë që të lindin edhe debate për ata që e kanë merituar më shumë ose më pak këtë titull.

Por ndodh edhe kështu: Frederik Ndoci, njëri prej këngëtarëve më të njohur të skenës shqiptare, në fakt, e ka refuzuar titullin e akorduar nga Presidenti Nishani.

Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, Ndoci ironizon titullin Mjeshtër i Madh duke i dhënë atij motivacione të tjera, ndërsa ka një këshillë për presidentin e radhës, që është Ilir Meta.

Duke ironizuar motivacionin për dhënien e titujve honorifikë apo medaljeve, Ndoci thotë se presidenti po të jetë burrë ua heq të gjithëve atyre që iu është dhënë ose i rijep me një motivacion të ri, duke rendiur dhjetëra syresh.

Ja statusi i plotë i këngëtarit:

Do dëshiroja që presidenti i radhës ose të shpikë një medalje të re, ose ti vlerësojë të 30000 t’vleresuarit motivacioni Mjeshtër i Madh me nga -100 pikë gjer tek + 100 pikë sipas meritave në "punë" në "jetë" dhe në "jetë note", ose me kenë vërtet burrë t’ua heq të gjithëve, ose tua marrë mbrapsht dhe ti ri japin me motivacionin.:

MJESHTER i MADH

Për motivacionin:

Më ka bërë 200000 like në fb

nuk me ka ofenduar në instagram e twiter.

ka dalë 5 herë në mitingje pa para,

ka hyrë 11 herë në çadrat e grevës së urisë dhe ka paguar ushqim për të gjithë.

Më ka përshëndetur 28 herë z.X neë rruge,

ka dhënë 105 kafe të gjithë deputetëve, (tanë)

ka bërë 19 darka për kryetarët e partive ndër rrethe

ka mbyllur sytë kur më ka parë me x femër

më ka dhënë falas para për kazino

ia kemi marrë pronat dhe nuk i kërkon mbrapsht

Ia kemi prerë energjinë me miliona herë dhe ka ndez qirinjtë

I kemi marrë me mijëra fidanë kannabis dhe prapë mbjell

ja kemi q..e robt dhe prapë na i sjell

e kanë kap 20 herë me kokainë dhe ai nuk tregon asnjë nga ne

Ka ekzekutuar 72 persona të rrezikshëm për partinë

Mban emblemën e partisë në makinë në xhaketë në dyqan në arë dhe në shtrat

ka thyer 46 dyqane dhe ka djegur 298 goma makinash ndër mitingje

Nuk na ka kërkuar asnjë vend pune

Vishet me kollare e kostum sa herë kaloj un

Heq miliona lypës nga rruga, supermarket dhe para selisë së partisë

Ka ardhë 2020 herë për yftar..

Ka 30 fb me emra anonim etj

Me ka kompozu një kangë për fushat

Ka qarë sa herë kemi humbur para dhe zgjedhje

Nuk ka marr pjesë në funeralin e deputetit x-y

Ka shkru ma shumë bejta se vargje Gjergj Fishta ndër poema

I vijnë rroba nga jashtë

Ka tritol

e kam kushuri të 9-të

Ka divorcuar gocën e tradhtarit të partisë

mban portretin e Enverit në telefon

ka 26 vite që vjedh vota dhe i fut në kutit tona

asht numërues votash i ndershëm se nuk din me numru veç deri në 10

asht burri i një gjykatëse, në gjykatën e naltë.

si punon të shoqit……………makina e rrojës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd