Transmetuar më 24-06-2017, 09:23

Mëngjesin e sotëm në Qafë Thanë ka marrë flakë një kamion i ngarkuar plotë me shalqi/bostan.

Zjarri që ka nisur fillimisht në pjesën e pasme të kabinës ka përfshirë më pas të gjithë pjesën e pasme të kamionit, njofton Tvsot7,  duke dëmtuar të gjithë shalqirin e ngarkuar dhe të destinuar për treg.

Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit, ai i cili ka konstatuar zjarrin dhe ka arritur të dalë nga kamioni pa u dëmtuar.

Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja e Pogradecit e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Në vendngjarje mbërriti edhe një grup hetimor i policisë për zbardhjen e ngjarjes e cila paraprakisht dyshohet se u shkaktua nga një masë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd