
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njofton se kanë ndryshuar sërish disa rregulla për tu pajisur me vizë turistike.
Nënvizohet se intervista do jetë shumë e shkurtër, me shumë pak pyetje dhe se nuk duhen dokumente të panevojshme si dikur.
Ambasada këshillon që pyetjeve t’i përgjigjeni ndershmërisht dhe qartaz.
Njoftimi
Kenny dhe unë do të shkojmë në det këtë fundjavë. Shpresoj t’ju shikoj atje! E ndërkohë që qetësoheni në diell dhe bëni planet për pushimet e ardhshme, ndoshta po mendoni për intervistën tuaj të afërt për vizë turistike?
Shumë kanë komentuar që intervista e tyre për vizë ishte shumë e shkurtër – ndonjëherë vetëm disa pyetje. Në fakt, kjo është mëse normale.
Thjesht përgjigjuni pyetjeve ndershmërisht dhe qartaz dhe mos sillni dokumente të panevojshme. Oficeri konsullor do t’ju japë menjëherë një përgjigje./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





