Transmetuar më 23-06-2017, 18:53

Eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimin në BE.

Kukan në një postim në rrjetin social  Facebook njoftoi se do të jetë në krye të misionit të mbikëqyrjes së BE-së në zgjedhjet parlamentare që do të jenë këtë të diel.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimit me BE-në.

Shqipëria është partneri ynë në NATO dhe një kandidat për anëtarësimin në BE. Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme.

Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Evropian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit”, shkruan Kukan. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd