Transmetuar më 23-06-2017, 18:47

Nga ky automjet që ka lëvizur gjatë ditës së sotme (e premte) në lagjen Kiras dhe disa zona të tjera të qytetit Shkodër është bërë regjistrimi i qytetarëve përmes kartave të identitetit dhe me pas iu është dhënë 50 euro.
Gjithçka është kryer në këmbim të votës më 25 qershor për subjektin politik PSD, raporton “KJ” që publikoi edhe këtë foto.
Pak orë më vonë e njëjta skenë ka qenë e pranishme në dy lagje periferike edhe nga përfaqësues të PS, me argumentin se po shpërndajnë çekun e parave të përmbytjeve.
Policia Shkodër mësohet se ka shoqëruar 4 shtetas në komisariat pas sinjalizimeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





