




Bashkia e Tiranë ka përfunduar ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”, në hyrje të rrugës së ambasadave.
Në pak javë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës punuan duke i dhënë një tjetër pamje sheshit në respekt të figurës së heroit të luftës së Kosovës, por duke e kthyer atë edhe në një hapësirë ttë gjelbër dhe vend pushimi për banorët e zonës.
Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar disa foto nga pamja që ka marrë ky shesh.
“Të paparë kolegët, përfunduan në kohë rekord sheshin Adem Jashari te rr. Durrësit! Respekt për heroin, hapësirë për gjithë lagjen”, shkruan Veliaj në Twitter.
Në harkun e dy javëve Tiranzës i janë shtuar tre hapësira të reja që kanë shtuar mundësitë e qytetarëve për të kaluar kohën e lirë. Bëhet fjalë për sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Ri dhe së fundmi edhe sheshin “Adem Jashari”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





