Transmetuar më 23-06-2017, 13:25

Vijojnë ndëshkimet e punonjësve të administratës, të cilët kanë marrë pjesë në fushatë elektorale. Së fundmi është pezulluar nga detyra drejtori i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, Tonin Marku.

Ai akuzohet se ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore gjatë orarit të punës, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave.

Pezullimi i përkohshëm është firmosur nga drejtori i ri i ALUIZNI-t, Ibrahim Morina.

“Zoti Tonin Marku, me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar” thuhet në urdhrin e pezullimit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd