




Një lëndë plasëse ka shpërthyer në zyrën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës.
Ngjarja ndodhi gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar, raporton noa.al.
Në fotot dhe video shihni pamjet pas ngjarjes.
Policia vendore e Durrësit, thotë se ishte njoftuar për vendosjen dhe më pas shpërthimin e një lënde ende të papërcaktuar.
Nga këqyrja në vendin e ngjarjes u pa që lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën hyrëse të zyrës së shtabit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Për fat të mirë nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, ekspertët antieksploziv janë duke punuar për të mësuar llojin e lëndës plasëse. Uniformat blu, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë hetime për kapjen a autorëve dhe zbulimin e shkaqeve.
Kjo ngjarje vjen dy ditë para se shqiptarët të votojnë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





