Transmetuar më 22-06-2017, 20:18

Ndërsa tre ditë ndajnë nga dita e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vijon të miratojë projektvendimet e fundit.

Në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi tre projektvendime, lidhur me vëzhguesit afatshkurtër dhe ndryshimin e vendndodhjeve të disa qendrave të votimit.

Projektvendimet e miratuara

-“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Radio Tirana, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

-“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të organizatës SILBA-Iniciativë për Dialog dhe Demokraci, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

-“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit “Klan”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

-“Për shqyrtimin e kërkesave për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendodhjeve të disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd