
Tmerr në Greqi, një shqiptar akuzohet se ka prerë keq në besë shokun e tij, duke i përdhunuar gruan, në sy të fëmijës.
Një 38- vjeçar shqiptar ka hyrë me forcë në shtëpinë e shokut të tij nga Bullgaria, duke përdhunuar gruan e tij, në sy të fëmijës 5- vjeçar të çiftit.
I dyshuari u arrestua nga policia një ditë pas ngjarjes së ndodhur më 18 qershor në lagjen “Agiou Panteleimona” të Athinës.
Prangosja e shqiptarit që shikoni në fotografi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u bë pas denoncimit të gruas 30-vjeçare të abuzuar.
“Ndodhesha në shtëpi kur papritur u përballa me burrin që e njihja pasi ishte shok me tim shoq. Ai mu vërsul në sy të fëmijës tim 5 vjeç dhe më përdhunoi në prezencë të tij”, – deponoi gruaja bullgare.
Hetimet lidhur me përdhunimin janë ende në vijim, ndërsa autoritetet e shtetit fqinj janë treguar të rezervuara lidhur me rastin. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





