Transmetuar më 22-06-2017, 17:40

Kryetari i Partisë Demokratike nëpërmjet një video- mesazhi kërkon votën e gjithë shqiptarëve për partinë që ai drejton.

Në videon e publikuar në Facebook, të cilën e gjeni më poshtë, Basha shkruan “gjithçka është në dorën tuaj. Voto 6”.

Në mesazhin e tij kryedemokrati thotë “Vetëm ne shqiptarët mund të përballemi me problemet e Shqipërisë. Jemi ne që duhet t’i themi jo një Republike të vjetër që po na varfëron”.

Më tej shton se, ai e di që shqiptarët janë gati për një ndryshim të madh, ndërsa premton ndryshimin e mënyrës se si do të drejtohet vendi.

Më poshtë gjeni gjithë mesazhin e tij, si apel për gjithë qytetarët që do u drejtohen kutive të votimit këtë të diel. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd