Transmetuar më 22-06-2017, 16:06

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë ka përfunduar në spital si pasojë e dëmtimeve të marra, i përplasur nga një makinë.

Rreth orës 15:35 të ditës së sotme, tek “Selvia’, drejtuesi i automjetit tip ‘Mercedes Benz’, shtetasi I. R., është përplasur me motorin e Policisë Rrugore.

Për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë i cili u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga efektivët e policisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd