
Kryedemokrati Lulzim Basha shfrytëzon çdo moment për të kërkuar vota për Partinë Demokratike, në zgjedhjet e së dielës.
Ndërsa vetëm pak orë ndajnë nga mbyllja e fushatës elektorale, kryetari i PD, vijon takimet me qytetarët pa pyetur për orë.
Drekën e sotme ai është ndalur në Maliq, ku ka biseduar për hallet dhe shqetësimet e banorëve.
“Ne do të ndërtojmë një ekonomi të fortë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Fitore. Ekonomi e fortë”, u tha Basha atyre, duke u kërkuar që të votojnë për numrin 6.
Më herët, gjatë ditës së sotme, kryedemokrati ishte në Dibër nga ku deklaroi se Edi Rama e mbushi Parlamentin me kriminelë dhe administratën po ashtu.
Basha nënvizoi edhe se në 25 qershor shqiptarët do e ndëshkojnë Ramën me votë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





