Transmetuar më 22-06-2017, 14:18

Kur vetëm pak orë kanë ngelur nga mbyllja e fushatës elektorale Lëvizja Socialiste për Integrim, vijon të kërkojë votën e shqiptarëve.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme u mbyll dhe fushata në qarkun e Beratit, i cili njihet si bastioni i LSI, vijojnë apelet për të kërkuar votën.

Duke publikuar një video, LSI thotë se më 25 qershor, Berati dhe e gjithë Shqipëria do t’i japin fund cirkut.

“LSI do të fitojë, sepse është partia e rinisë. Forcë e parë, forcë e paparë. #Voto1 #VotoLSI”, apelon LSI.

Në video dëgjohet pjesë nga fjalimi i ish-kryetarit Ilir Meta, i cili kërkon mbështetjen për partinë e themeluar dhe drejtuar prej tij deri para një muaji kur dhe u zgjodh President i Republikës. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd