Transmetuar më 22-06-2017, 14:10

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në qytetin e Cërrikut në kuadër të përmbylljes së fushatës elektorale ku u parashtrua edhe programi elektoral i LSI-së.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për deputet në qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, kryetari i Bashkisë së Cërrikut Altin Toska, qytetar, simpatizant etj.

Në fjalën e saj përpara qytetarëve të Cërrikut, kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së në qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila garanton një shans për rininë shqiptare, për gruan, për familjen, për gjithë Shqipërinë ndaj ajo meriton të ketë mbështetjen për të dalë forcë e parë.

“Zoti e zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, ia dha shenjën shqiptarëve pse duhet të votojnë LSI në datën 25 qershor. Prandaj ju ftoj të gjithëve me datë 25 qershor të votojmë LSI-në, një shans për rininë shqiptare, një shans për gruan, një shans për familjen, një shans për Cërrikun, një shans për të gjithë shqiptarët kudo ku janë”, u shpreh Kryemadhi.

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit Edmond Haxhinasto u shpreh se duke votuar për LSI-së votohet për të rinj e Shqipërisë në mënyrë që vendi të jetë më i begatë i cili mbështet qytetarët e thjeshtë në politika konkrete.

“Duhet të votojmë për këta të rinjtë e të reja sepse të gjithë së bashku mund ta bëjmë Shqipërinë një vend të begatë. Ti tregojmë më votë në 25 qershor që ata njerëz që e duan vendin e tyre, ata njerëz që janë punëtor të ndershëm ata meritojnë të marrin votën dhe të drejtojnë Shqipërinë. Të gjithë së bashku të votojmë për LSI, forcën e parë dhe forcën e paparë”, deklaroi Haxhinasto.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd