Transmetuar më 22-06-2017, 13:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi 14 projektvendimet.

Ndërkohë që po bëhen përgatitjet e fundit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës, KQZ, ka miratuar vëzhguesit afatshkurtër të disa institucioneve ndërkombatate dhe gazetarë të mediave të ndryshme.

Ndërkohë është miratuar dhe kërkesa për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa qendrave të votimit.

Projektvendimet e miratuara

1. “Për një shtesë në vendimin Nr.448, datë 20.06.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Bashkimit Europian, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.”

2. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

3. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të “Rrjetit Ballkanik të Raportimit” (BIRN), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

4. “Për miratimin e një vëzhguesi afatshkurtër dhe një përkthyesi të Ambasadës së Malit të Zi, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

5. “Për miratimin e stafit të Radio Televizionit Austriak “ORF”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

6. “Për një shtesë në vendimin Nr.393, datë 14.06.2017 “Për miratimin e vëzhguesve të Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

7. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të gazetës “Shekulli”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

8. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të “Televizionit Vlora”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

9. “Për miratimin e një përfaqësuesi të “Financial Times”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

10. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit “One Tv Vlora”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

11. “Për miratimin e vëzhguesit afatshkurtër të Shoqatës “Mjaft”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

12. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “Scan”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

13. “Për lirimin dhe emërimin e dy anëtarëve të KZAZ-së Nr.26 dhe KZAZ-së Nr.40, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

14. “Për shqyrtimin e kërkesave për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd