Transmetuar më 22-06-2017, 11:26

Një familje u vu në rrezik serioz kur një luan i uritur filloi të sulmojë makinën me të cilën ata udhëtonin.
Ngjarja është filmuar në një park në Guatemala, ku familja kishte dalë për të eksploruar natyrën e egër.
Luani filloi të kafshojë gomën e pasme të makinës, edhe pse ishte në ecje.
Brenda makinës, personat bërtasin duke thënë se goma është shkatërruar.
Përgjegjësi i parkut ka thënë se ngjarje të tilla janë rrezik i vërtetë për njerëzit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





