Transmetuar më 22-06-2017, 08:07

44-vjeçarja, që vrau pak ditë më parë një shqiptar në komunën e Chiarit, do të gjykohet për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Akuza është ngritur nga hetuesit italianë pasi mëngjesin e të hënës, 44-vjeçarja përplasi me makinë shtetasin shqiptar, Agron Beshmata, duke e lënë të vdekur në parkimin e bibliotekës, atje ku punonte italiania.
Ajo ka dhënë edhe dëshminë përpara hetuesve, ku ka deklaruar se Beshmata mbante një thikë në dorë dhe e ka kërcënuar atë. Gruaji hipi menjëherë në makinë për t’u larguar, ndërsa theksoi se nuk kishte qëllim për ta vrarë shqiptarin. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





