
Një person është plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në fshatin Ngjeqar, Roskovec, ndërsa i plagosur ka mbetur 50- vjeçari Ramiz Gega, banues në lagjen "8 Shkurti".
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ardhur për motive të dobëta, ku shtetasi U.S., banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri 50 vjeçarin, i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar.
Menjëherë pas plagosjes, i lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka shpallur në kërkim autorin i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





