
Ky muaj ka qenë mjaft i ngjeshur për partitë politike në vend me takimet elektorale, veçanërisht për krerët e tyre të cilët kanë pasur një axhendë mjaft të ngarkuar.
Çdo ditë në kontakt me qytetarët shqiptarë ku kërkojnë votën e tyre në 25 qershor për të drejtuar vendin në katër vitet e ardhshme drejtuesit e partive politike në vend lëvizin nga një qytet në tjetrin.
Ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përmbyllur një takim elektoral me banorë të qytetit të Vlorës ku i ka folur atyre për planin e tij ekonomik dhe zhvillimin e vendit, punësimet pas 25 qershorit.
Në mbyllje të tij rrugës për në kthim Basha është ndalur mbrëmjen e djeshme në një byrektore në qytetin e Lushnjes për të pushuar dhe porosit byrek.
Fillimisht ai është futur në byrektoren ku ka përshëndetur të pranishmit e tjerë dhe më pas është drejtuar te banaku i lokalit ku pas një bisede të shkurtër me punonjësit, ka porositur edhe byrekët. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





