
Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkon votat për zgjedhjet e 25 qershorit, me anë të një video-mesazhi.
Duke publikuar pamje nga takimi elektoral i së martës, nëpërmjet zërit të Ilir Metës, LSI thotë se ka për ta çliruar Shqipërinë nga oligarkia.
“Ne do t’ia heqim Shqipërinë oligarkisë, bandave të saj dhe kukullave të saj politike. Ne do ia japim Shqipërinë rinisë dhe intelektualëve”, është shprehur Meta.
Meta, po ashtu, ka thënë se LSI është e vetmja forcë që mban besën.
“LSI, Ilir Meta dhe Kavaja kanë një gjë të përbashkët. Ju keni një ekip me emrin Besa dhe ne jemi e vetmja forcë që e mbajmë besën. Besa e Kavajës nuk ka lidhje me të pabesët e Rilindjes. Ne do t’ia heqim Shqipërinë oligarkisë dhe do t’ia japim atë rinisë. Për këtë, LSI jep besën”, ka deklaruar Meta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





