Transmetuar më 21-06-2017, 11:32

Kryeministri Edi Rama është befasuar nga një surprizë e të rinjve të Tropojës.

Ndërsa këtë të diel votohet, për zgjedhjen e qeverisë së re, një grup të rinjsh kanë krijuar me flamur numrin 2, i cili është dhe numri ku renditet Partia Socialiste në fletën e votimit.

“Një 2-sh fantastik i krijuar nga të rinjtë e Tropojës, për votën kuqezi të 25 qershorit, kur mbi të majtën e të djathtën duhet të vemë Shqipërinë që duam, me shtet, punë, mirëqenie”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë u ka bërë vazhdimisht apel qytetarëve që t’iu drejtohen kutive të votimit për t’i besuar një mandat qeverisës.

Por në këto zgjedhje ai ka dalë i prerë duke thënë se kërkon që timonin e drejtimit të qeverisë ta mbajë i vetëm, pa të tjerë në prehër. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd