
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i shkarkuar pak muaj më parë nga Kryeministri Edi Rama, komenton ashpër deklaratat e kreut të qeverisë për të bërë drejtësi.
Ai e quan diktator dhe jo thjesht të sëmurë, madhe shton se pushtetin dhe shtetin e do vetëm për vete.
“Flet për “drejtësi e gjykatë popullore”! Pushtetin dhe shtetin e do vetëm për vete! Ky nuk quhet i sëmurë, por diktator! Kopje e Enverit…”, shkruan Manjani në Twitter.
Qëndrimet kritike të Manjanit ndaj kreut të qeverisë nisën edhe gjatë kohës që ishte ministër, për të shpërthyer më tej pas shkarkimit.
Manjani hodhi një varg akuzash ndaj Ramës, duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe trafikantët e drogës, duke u ndalur më gjatë te Klement Balili. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





