Transmetuar më 20-06-2017, 22:37

Një aksident me pasojë plagosjen e tre fëmijëve ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Peshkopi.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Kamen rreth orës 21:30, ku shtetasi E.D., 22-vjeç, banues në Selane-Peshkopi, duke drejtuar automjetin tip "Benz 2500", dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur lehtë 3 shtetase minorene.

S.R., e  S.D, 15 vjeçe  secila, banuese në lagjen Kamen Peshkopi, pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në Spitalin e Peshkopisë janë larguar për në banesë pa probleme për jetën.

A.S, 15 vjeçe, aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd