
Pas akuzave të Ilir Metës edhe kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti satrap dhe kryemashtrues. Lidhur me deklaratat e Ramës, se krisja mes PS e LSI ka ndodhur për reformën në drejtësi, Vasili tha se gjithçka ka ardhur pasi Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka dashur që drejtësia t’i jepej me koncesion kriminelëve.
“Kemi një kryeqeveritar gënjeshtar. S’kemi dashur që reforma në drejtësi t’ia japë me koncesion krimineleve. Kemi dashur një reformë me 140 deputetë, por ky fali koncesionet, gjobiti kush i doli përpara, gjobiti edhe vetë në reklamë, donte të jepte me koncesion drejtësinë, por ajo është e popullit jo e kryemashtruesit”, u shpreh Vasili.
Më tej Vasili tha se LSI, në këto zgjedhje nuk vjen me tepsi në dorë por me program në dorë, duke përmendur një nga pikat e programit punësimin e 100 mijë të rinjve. Edhe këtu, ai sulmoi sërish Ramën. “Në vijmë për të punësuar 100 mijë të rinj, jo për formalizuar shpirtra të vdekur”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





