
Kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur mbrëmjen e sotme në një takim elektoral në qytetin e Elbasanit ku ka folur para tyre për ato që janë bërë në 44 muaj që ata kanë qenë në pushtet, por ka theksuar se ka ende shumë për të bërë.
Ai ka theksuar më tej se në 25 qershor është e rëndësishme që ata të jenë të bindur për kë do e hedhin votën, pasi sipas tij Partia Socialiste ka dhënë provën që di të bëjë shtet.
“Unë nuk preferoj që të bëj listën e gjatë të gjërave që kemi bërë në kërë çerek shekulli, por dua të flas për sa shumë akoma kemi për të bërë sepse në 44 muaj ne vërtet kemi bërë shumë por pa diskutim duhet edhe më shumë akoma. Në 44 muaj ne thjesht kemi vendosur themelet për ngritjen e shtetit modern dhe demokratik të shqiptarëve.
Prandaj për të vendosur sot se ku do e çoni votën tuaj në 25 qershor, për ata që janë ende në mëdyshje është e rëndësishme të ktheni kokën pas për të kuptuar se si Shqipëria ishte e ndarë para katër vitesh ku gjysma e popullit paguante energjinë elektrike dhe gjysma tjetër jo. Ishte e ndarë në njerëz të urtë të cilët zbatoni ligjin dhe në njerëz që ishin të lidhur me partinë dhe ja hidhnin shtetin. Jam i bindur se në 44 muaj ne kemi dhënë provën se dimë të ndërtuam shtet”, u shpreh Rama. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





