Transmetuar më 20-06-2017, 16:24

Një video e realizuar nga një turiste japoneze në Kinë është bërë virale në rrjetet sociale, për mënyrën e çmendur të dhënies së makinës nga shoferi, që ashtu siç dëshmojnë edhe pamjet e publikuara, ka kaluar për rreth dy minuta 50 makina.

"Nuk guxova të thosha asgjë", ka thënë turistja për median kineze BT Time. "Motori bënte zhurmë të madhe dhe unë nuk ndjehesha aspak e sigurt, isha aq e trembur saqë për pak fillova të qaja", ka thënë vajza.

Më tej ajo ka rrëfyer se këtë udhëtim nuk ka për ta harruar asnjëherë gjatë gjithë jetës së saj duke e cilësuar si më të “tmerrshmin”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd