
Puçrrat janë një shqetësim i vërtetë për shumë njerëz, e sidomos kur ato dalin në pjesën e fytyrës. Për të shpëtuar prej tyre, ka disa këshilla natyrale, të cilat i zhdukin në pak kohë.
Merrni disa kuba akulli dhe mbështillini me një copë pambuku dhe fërkojini për dy ose tre minuta. Kjo pasi temperatura e ftohtë i ngushton ato dhe i zhduk.
Pasta e dhëmbëve është një tjetër mënyrë efikase për të zvogëluar përmasën e acarimit. Vendosni pak pastë dhëmbësh dhe pasi të jetë tharë, shkërmoqeni me dorë dhe do të shihni që lëkura do jetë përmirësuar.
Lëngu i limonit ndihmon gjithashtu për pastrimin e lëkurës, pasi për shkak të acidit citrik dhe vitaminës C, ndihmon për të pasur një lëkurë më të freskët dhe zhduk bakteret. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





