Transmetuar më 20-06-2017, 09:29

Moderatori Eno Popi është duke kaluar momentet më të vështira të jetës. Ditën e djeshme ai pësoi një humbje të rëndë, pasi nëna e tij e cila vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh u nda nga jeta.

Ndaj Enos miq dhe kolegë kanë vërshuar me mesazhet e ngushëllimit, duke i’u gjetur pranë.

“Në krahun tënd”, shkruan Arbana në një fotografi të publikuar në Instagram ku shihet bashkë me Enon.

Ndërkohë sot në mesditë, nënës së ndjerë të moderatorit i jepet lamtumira e fundit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd