Transmetuar më 19-06-2017, 20:59

Shalqini- Shumë mjek thonë se shalqini është viagra e re. Është provuar shkencërisht se shalqini ka efekte të ngjashme me viagrën në venat e gjakut dhe për rrjedhojë stimulon dëshirën seksuale.

Asparagët– Vitamina B e cila gjendet te asparagët, është e rëndësishme për të pasur një dëshirë seksuale të shëndetshme, pasi shton prodhimin e istaminës. Istamina është themelore për zgjimin e dëshirës. Asparagët janë të pasur me vitaminë B, ndaj këshillohet që të përdoren rregullisht si nga meshkujt dhe nga femrat.

Speci djegës- Kaspaicina e cila gjendjet te speci djegës, favorizon çlirimin e substancave kimike që shtojnë frekuencën kardiake duke çliruar endorfinë, e cila është në gjendje të stimulojë eufori në mënyrë natyrale. Kjo eufori stimulon energjinë dhe dëshirën në shtrat.

Çokollata- Nëse doni të përmirësoni raportin në shtrat, provoni pak çokollatë dhe shampanjë. Çokollata ka më shumë antioksidantë se sa vera e kuqe dhe përmban një substancë kimike stimulante e njohur si feniletilamina. Kjo substancë stimulon mirëqenien dhe ekstimin, duke gjallëruar jetën intime në çift.

Limoni- Stresi mund të jetë ndër shkaqet kryesore të rënies së dëshirës seksuale. Për të përmirësuar situatën, këshillohet të përdorni sa më shpesh limon, pasi konsiderohet si një nga zgjidhjet natyrale kundër stresit, shkruan noa.al.

Frutat e thata- Konsumi i një grushti me fruta të thata në ditë, është një mënyrë shumë e mirë për të rritur dëshirën seksuale. Frutat e thata dhe sidomos bajamet dhe lajthitë, përmbajnë L-argininë e cila konvertohet në monoksid azoti, një substancë e njohur për stimulimin e dëshirës seksuale. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd