Transmetuar më 19-06-2017, 17:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës sotme shqyrtoi dhe miratoi 18 projektvendime.

Mes projektvendimeve u miratuan edhe vëzhguesit afatshkurtër ndërkombëtarë, por edhe të gazetarëve të mediave vendase.

Projektvendimet e miratuara:

1. “Për shqyrtimin e raportit të Bordit të Monitorimit të Medias”.

KQZ vendosi të urdhërojë operatorin TVSH, të kompensojë subjektin politik PS me 15.06 minuta dhe të respektojë përcaktimet e Kodit Zgjedhor për subjektet PDIU, PR, PLB dhe PSD.

2. “Për një shtesë në vendimin nr.382, datë 12.06.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

3. “Për një shtesë në vendimin nr.414, datë 15.06.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Franceze, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

4. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Spanjolle, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

5. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës së Rumanisë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Austriake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

7. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “Top Channel” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

8. “Për miratimin e gazetarëve të gazetës “Mapo” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

9. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “UTV News” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

10. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “Star Plus Shkodër” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

11. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “Vizion Plus” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

12. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Radio Televizionit “Korça” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

13. “Për miratimin e gazetarëve, operatorëve dhe të teknikëve të transmetimit të Televizionit “News 24” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

14. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “ABC News” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

15. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017”.

16. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

17. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.80 qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

18. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.32 qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

Gjithashtu, KQZ shqyrtoi “Raportet e Ndërmjetme të Monitorimit të fushatës zgjedhore nga ekspertët financiar, për periudhën 12-16 qershor 2017”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd