Transmetuar më 19-06-2017, 16:30

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shfaqet kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, në një takim elektoral.

“Kush ka vendosur flamurin e PS dhe LSI, le ta heqin brenda ditës së sotme, sepse nesër do vijmë t’iu prishim shtëpitë”, dëgjohet të thotë Mziu.

Ndërkohë kreu u qeverisë e cilëson si kërcënim nga bodrumi i Republikës së Re.

Ai shkruan se në tetë vjet bënë vetëm 21 mijë legalizime me lekë mbi dorë e nën dorë, ku 85% ngrehina biznesi në rrugë, oborre shkollash e spitalesh, parqe, terrene sportive, zona të mbrojtura natyrore e hapësira monumentesh kulture.

“Në 2 vjet e gjysmë kemi arritur sot shifrën 144 mijë legalizime falas(93% shtëpi socialistësh e demokratësh pa dallim dhe pjesa tjetër sipërmarrje prodhuese kryesisht në fshat. Shikojeni se si Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s’e harron dhe mos e harroni se mbi bindjet politike, në 25 qershor është Shqipëria që duam, me shtet-punë-mirëqenie për çdo shqiptar pa dallim, jashtë bodrumeve të partive që ju duan të përçarë vetëm për pushtetin e tyre”, shkruan Rama në Facebook. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd