
Komisioni Qendror i Zgjedhjet thotë se mbetet e patolerueshme situata e emërimeve të komisionerëve të Qendrave të Votimit nga ana e KZAZ-ve, për shkak të mos dorëzimit të propozimeve nga ana e partive politike që, në zbatim të Kodit Zgjedhor kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KQV-ve.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat ditën e sotme tha se nga informacioni i përditësuar, rezulton se 30 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit.
Më tej renditi KZAZ-të e mbetura pa komisionerë:
1. Qarku Lezhë (4 KZAZ), KZAZ 12, 13,14,15 – Asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
2. Qarku Shkodër (4 KZAZ), KZAZ 2, 3 , 4, 5 – asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
3. Qarku Durrës (5 KZAZ), KZAZ 21, 22, 23, 24, 25 – I ka dorëzuar vetëm PS, ndërkohë LSI, PD dhe PR nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.
4. Qarku Tiranë (7 KZAZ), KZAZ 31, 32, 33, 34, 36, 39, 40– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR .
5. Qarku Elbasan (6 KZAZ)- KZAZ 46 nuk i ka dorëzuar PS, ndërsa KZAZ 47, 48, 49, 50 – nuk i ka dorëzuar PR dhe PD.
6. Qarku Fier (1 KZAZ), KZAZ 56, nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
7. Qarku Korçë (1 KZAZ), KZAZ 67 – nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
8. Qarku Gjirokastër (1 KZAZ), KZAZ 75– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR. Kur vetëm gjashtë ditë ndajnë nga zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





