Transmetuar më 19-06-2017, 12:06

Një shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Bergamo të Italisë, pas tentativës për të grabitur një shtetasi italiane. Sipas “BergamoNews”, ngjarja ndodhi në Via Roma të Villongos, ku në parkingun e bibliotekës një grua italiane u përball me shqiptarin e armatosur me thikë.

Ai është Agron Beshmata, dhe ka kërcënuar gruan. Kjo e fundit, për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë, ka hipur me shpejtësi në makinë dhe duke u larguar ka goditur shqiptarin me pasqyrë.

Pak minuta më cvonë, Beshmata humbi jetën si pasojë e plagëve që mori. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd