
Kandidati i Frymës së Re Demokratike, Astrit Kuçi është tërhequr nga gara në Shkodër.
Ai është shprehur se është tërhequr nga kandidimi pasi ka vendosur të mbështetsë Partinë Socialiste. Kuçi është kryetar i partisë së drejtuar nga Bamir Topi në Pukë.
Në një prononcim për Puka Televizion, Kuçi tha se është në mbështetje të kandidatit socialist Paulin Luli dhe madje i bëri thirrje edhe simpatizantëve të tij që të votojnë për Lulin.
"Unë Astrit Kuçi, kandidat i Fryma e Re Demokratike për deputet jap dorëheqjen nga kandidimi në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste Paulin Luli. Ftoj të gjithë anëtarët e FRD-së dhe simpatizantët dhe votuesit që janë prononcuar për mua, të mbështesin kandidaturën e z.Luli", u shpreh Kuçi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





